Kryeministri Edi Rama foli nga Rinasi ditën e sotme, teksa mbërriti nga Turqia së bashku me dozat e para të vaksinave kineze Sinovax.
Rama lajmëroi se 1.2 milionë doza të tjera do të mbërrijnë në vendin tonë brenda 60 ditëve, duke shtuar se objektivi më i afërt i Shqipërisë është që të lehtësohet sa më shumë sezoni veror, prandaj dhe qeveria premton vaksinimin e gjysmë milioni qytetarëve brenda qershorit.
“Brenda 60 ditësh, ne do të kemi 1.2 milionë doza plus. Gjë që na mundëson, që menjëherë të shtrijmë vaksinimin në të gjithë territorin në bazë të planit që kemi përgatitur. Ambicia jonë është që deri në fund të muajit qershor, por duam brenda majit, të kemi vaksinuar gjysmë milioni qytetarë. Kemi vendosur vijën e objektivit tek afati i deri brenda qershorit. Sot që flasim në Republikën e Shqipërisë, ne kemi aktualisht 282 mijë vaksina + vaksinave që sapo mbërritën, kemi edhe vaksinat Astra Zeneca, Pfizer dhe Sputnik.
Ne ndërkohë presim që këtyre vaksinave t’iu shtohen dhe 70 mijë Pfizer, 80 mijë Astra Zeneca, dhe 25 mijë vaksina të tjera Sputnik. Duke i bashkuar me 106 mijë vaksinat që janë në process me BE, bëjnë në total 871 mijë vaksina së bashku me shumën e kontraktuar aktualisht të gjysmë milioni që thashë më parë. Ne faktikisht, kemi të kontraktuara 500 mijnë vaksina Sinovax dhe kemi siguar 1 milionë. Kemi marrë në fillim aq për të parë. 500 mijë Pfizer po ashtu janë të kontraktuara. Janë mbi 1 milionë të tjera të parapaguara me Covax. Ne shkojmë në 2.640.000 të siguruara në këto momente që flasim. Gjendemi në një pozicion strategjik për të realizuar së pari objektivin më të afërm, lehtesimi i sezonit turistik,” deklaroi Rama.
(E.H/Faxweb.al)