Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj dhe eksperti i shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi, janë përshirë në një debat në emisionin “Open”.
Ndërsa po diskutohej për mënyrën se si sistemi shëndetësorë po trajton epideminë në vend, Koduzi i tha Brataj se nuk e njihte sistemin në vend.
Sipas Koduzit, është mjeku i familjes që duhet të jetë 24 orë në shërbim të qytetarëve, ndërsa Brataj u përgjigj se ata “nuk janë skllévër”.
Pas kësaj, Koduzi u shpreh se “I gjithë máshtrimi është i Ministrisë që thotë se pacientët monitorohen nga mjeku i familjes 24 orë”
Debati/ Koduzi: Nuk e njihni sistemin Brataj: Nuk e njihni ju
Koduzi: Unë në sistem kam kaluar jetën, si nuk e njoh unë Brataj: Si do ta kapësh sistemin?
Koduzi: Mjekun e numrit të familjes e kanë të gjithë, janë 24 orë në shërbim Brataj: Nuk janë 24 orë, nuk janë skllévër
Koduzi: I gjithë máshtrimi është i Ministrisë që thotë se pacientët monitorohen nga mjeku i familjes Brataj: Sigurisht që monitorohen
Koduzi: Në mars kaluat në blackout, nuk iu përgjigjeshit njerëzve Brataj: E keni me të dëgjuar, të hedhësh baltë mbi një sistem…
Koduzi: Ju kanë veshur një kostum që nuk e mbani dot Brataj: E mbajmë më së miri