Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbi grevën e pashpallur të kontrollorëve të Rinasit.
Përmes një postimi në ‘Tëitter’, Rama iu bën apel kontrollorëve që të rikthehen në vendin e tyre të punës, ose përndryshe nuk do të gjejnë më vend në ‘AlbControl’.
Ndërkohë kryeministri më tej bën me dije se organizatorët janë kallëzuar penalisht.
Rama:
Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!
(R.G/Faxweb.al)