Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Braktisi mbledhjen para se të përfundonte, Borchardt lë Shqipërinë (FOTO)

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt duket se ka vendosur të largohet nga Shqipëria. Në rrjetet sociale po qarkullon një foto, ku Borchardt është kapur në aeroportin “Nënë Tereza”, teksa kryen kontrollin e pasaportës për t’u larguar.

Burime bëjnë me dije se ai është duke udhëtuar drejt Vjenës. Edhe në takimin që ishte organizuar me përfaqësues të OSBE, Borchardt është larguar para kohe.

Nuk dihet se për sa ditë do të qëndrojë jashtë vendit përfaqësuesi i OSBE, por duhet theksuar fakti se një lëvizje e tillë vjen vetëm një ditë pasi Presidenti i Republikës, Ilir Meta e shpalli atë “non grata” në Presidencë.

Ky vendim i presidentit erdhi pas gjestit të turpshëm të diplomatit, i cili u tregoi gishtin e mesit protestuesve të “Astirit” disa ditë më parë.

Ndërkohë fotoja është bërëmenjëherë ‘meme’ në rrejt, ku Genc Sejko nuk ka hezituar që ti thotë “Mirupafshim”, ambasadorit Borchardt.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *