Do të zhvillohet mbrëmjen e sotme sfida e kombëtares shqiptare me Andorën, ndeshje e cila zhvillohet në “Elbasan Arena”, për eleminatoret “Euro 2020”.
Por duket se kombëtarja sonte është braktisur në stadium nga tifozët. Siç shihet në videon e Faxweb.al duket se shkallët e stadiumit janë bosh.
Ndërkohë më herët kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, deklaroi se tifozët e vërtetë të kombëtares duhet të ishin aty për të mbështetur skuadrën.
“Tifozët kanë harruar që kemi një ndeshje më të rëndësishme sot me Andorrën dhe ndaj nuk ka shumë njerëz. Është bërë një punë për t’i injektuar skuadrës dëshirën maksimale për këtë ndeshje, që ka rëndësi për ne
Në fakt do të bëja gjithçka që stadiumi të jetë plot dhe kam bërë gjithçka. Nuk e di çfarë mund të bëhej më shumë. Duhet mbështetur nëse nuk ka punë më të rëndësishme, por duket se sot kanë pasur. Nuk besoj se ndikon largësia. Komoditeti në Elbasan apo në Shkodër është fantastik ,por fatkeqësisht tifozeria jonë, jo ultras, nuk vijnë për të parë ekipin, por kundërshtarin. Vijnë për të parë Mbapenë apo Ronaldon. Tifozët e vërtetë duhet të vijnë për të parë Kombëtaren sot”– u shpreh Duka.