Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Braimllari pyet ballë përballë Xhafajn: Kur do e shkarkosh Haki Çakon?!

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari në Komisonin e Sigurisë në Kuvend ka pasur disa pyetje në drejtim të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Një prej tyre ishte dhe ajo nëse ministri do të shkarkonte drejtorin e Policisë Haki Çako.

Braimllari: Kur do e shkarkoni Drejtorin e Pergjithshëm të Policise? Ai mban përgjegjësi për situatën në vend. Janë shkarkuar vartës të Drejtorit të Pergjithshem, ndërsa ai nuk mban asnjë përgjegjësi.

Si i plotëson buxheti juaj nevojat e Policisë së Shtetit me qëllim që oficerë të lartë të policisëe të mos flenë nëpër pronat e trafikantëve në qarqe të ndryshme të vendit?

Xhafaj: Unë nuk mund të shkarkoj drejtorin e Policisë vetëm se ka shqetësime një forcë e caktuar politike.

Nëse ka shqetësime që lidhen me përmbushjen e funksionit dhe shkeljen e ligjit ky është një shqetësim tjetër. Deri më sot unë nuk e kam këtë shqetësim, ai është autoriteti më i lartë që ka Policia e Shtetit dhe duhet të respektohet autoritetet.

(E.K/FAXWEB) 

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *