AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Braçe, kryebashkiaku dhe një vrasës folën për Arjan Ndojën”, Kokoneshi-Berishës: Më ka kërcënuar me jetë, shihemi në gjyq

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim të fortë sa i takon atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku flet për një takim mes kreut të bashkisë Lushnje Fredi Kokoneshi, zv.kryeministrit Erion Braçe, dhe një personi të shpallur në kërkim për vrasje Orges Bilbili.

Kryebashkiaku i Lushnjes Fredi Kokoneshi ka reaguar pas denoncimit të mbërritur në adresë të ish-kryeminsitrit Sali Berisha ku një qytetarë shprehej se ishte takuar me zv/kryeministrin Erion Braçe dhe një person të shpallur në kërkim për vrasje Orges Balili.

Sipas denoncimit te Berisha, në bisedën mes të treve në një lokal në Lushnje, Kokoneshi është shprehur se prokurori Arjan Ndoja duhet të shihet i katandisur.

Në reagimin e tij Kokoneshi e quan Berishën “plak të çmendur” ndërsa hedh poshtë që një skenar i tillë të jetë i vërtetë.

“Ne lidhje me postimin e sotem, ne te cilin ky Plak i Cmendur ka kaluar te gjithe kufijte e imagjinates se tij te semure, mundohet te me implikoje me ngjarje dhe persona te cilet une nuk i njoh fare, nuk jane pjese e Bashkise qe une drejtoj, dhe nuk kam asnje lloj kontakti me ta”, shkruan Kokoneshi, ndërsa shton se do ta padisë në gjykatë për shpifje dhe kërcënime me jetë.

Ragimi i plotë:

Duke ju kerkuar ndjese per kete postim jo te zakonshem nga ana ime, dua te sqaroj te gjithe qytetaret e Bashkise time dhe mbare opinionin, ne lidhje me postimin e bere pak minutash nga plaku i cmendur Sali Berisha.

Edhe pse e kam paralajmeruar edhe me heret kete njeri qe te mos hedhe balte mbi figuren time, ky njeri i felliqur nuk resht se shpifuri duke krijuar skenare te uleta qe shkojne pertej imagjinates se nje njeriu normal.

Ne lidhje me postimin e sotem, ne te cilin ky Plak i Cmendur ka kaluar te gjithe kufijte e imagjinates se tij te semure, mundohet te me implikoje me ngjarje dhe persona te cilet une nuk i njoh fare, nuk jane pjese e Bashkise qe une drejtoj, dhe nuk kam asnje lloj kontakti me ta.

Ne lidhje me sa me siper, deklaroj edhe nje here se:

Nuk e njoh fare personin e permendur ne kete postim;

Nuk kam asnje lidhje dhe njohje personale me prokurorin ne fjale apo personat qe kane shoqeruar ate.

Ky njeri i pafytyre, duke mos pranuar dot faktin e nje ndryshimi rrenjesor te nje qyteti ne te gjithe aspektet e jetes se tij, kerkon here pas here te perbalte figuren time duke shpifur ne menyre te paturpshme ngjarje te paqena.

Me plakun e cmendur Sali Berisha, do te perballem vetem ne gjykate per shpifjet dhe kercenimin me jete ndaj meje.

“U bë ai të dalë kundra nesh”, Berisha plas ‘bombën’: Atentati ndaj Ndojës u përgatit në një takim mes Braçes, kryebashkiakut socialist dhe një të kërkuari për vrasje

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *