Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Braçe ironizon protestën, tallet me deputetin e PD: Shkon me jelek në mitingun tënd dhe plas nga vapa!

Erjon Braçe ka reaguar pas protestës së opozitës. Me tone tallëse ai e ka ironizuar marshimin e demokratëve.

Gjithashtu ai është tallur me gjestin e deputetit demokrat Bardh Spahia, i cili u shfaq në protestën duke u kujdesur për ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa po përpiqej t’i bënte pak hije, që të mos i vrasë dielli sytë.

Braçe ka shkruar se ky është një servilizëm nga ana e deputetit Spahia.

“O pike e zeze! O pike e zeze! Ai rasti kur e ke mallkuar çadren duke e shpallur pistolete e ke frike se te arrestojne; Por edhe ai rasti kur shkon me jelek ne mitingun tend dhe plas nga vapa! Servilizmi apo lejfenizmi nuk hyn ketu, se mos ngaterroheni!!”  (E.V/Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *