Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka publikuar disa pamje në Instagram, ku tregon si është dhùnuar ai dhe kryeministri Rama në vitin 1996, në një kohë kur në vend është duke u debatur, lidhur me sjelljen e policisë së shtetit në protestën për Teatrin Kombëtar.
Nga pamjet duket qartë Rama me hundën e dhunuar dhe Braçe me të nxira në fytyrë, ndërkohë që Bracce kujton se Rama ka qenë publicist dhe akivist, ndërkohë që vetë ai ka qenë kandidat për deputet.
“Viti 1996. Kryeministri dhe zëvendëskryeministri, njëri publicist dhe aktivist, tjetri kandidat për deputet ditën e zgjedhjeve 26 maj 1996. Kjo është dhunë, kaq! Po ka dhe ca ditë, do flasim prapë”, shkruan Braçe.
Kujtojmë se në protestën e të dielës, pas shembjes së Teatrit Kombëtar, gazetari Alfred Lela u mor zvarrë nga ana e policisë, por sipas Ramës këta të fundit ishin sjellë në mënyrën më të denjë të mundshme. Për të treguar dhunën ndaj tij, gazetari Alfred Lela hoqi pantallonat në sy të kryeministrit Edi Rama, ku tregoi dhe shenjat në trup.