Inxhinierja Luljeta Bozo, e para në listën e Tiranës, gjatë prezantimit të kandidatëve, shpjegoi edhe një herë pse u bë pjesë e Partisë Socialiste. Ajo u shpreh se pranoi të bëhej pjesë e kësa partie pasi gjatë viteve të saj të qeverisjes kishte parë që kishte mbajtur premtimet e dhëna.
Duke përmendur edhe një herë krahasimet e Ramës për rindërtimin, Bozo tha se qeveria ka ndërtuar shumë shpejtë shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti në krahasim me Italinë e cila ka 15 vite që nuk u ka siguruar shtëpitë qytetarëve .
Më tej ajo iu drejtua opozitës me tone të ashpra mbi ngjarjet e fundit të ndodhura në Elbasan, duke thënë se nuk zgjidhen gjërat me dhunë, por duke u ulur dhe diskutuar.
Bozo:
“Shkurt fare, për dy arsye, e para filloi që të fryjë një cik dhe e dyta ne inxhinierët i kemi një cik të shkurtra fjalët. Të hyja në politikë nuk më ishte shkuar më mendjen. Kur erdhi ftesa me shumë dashamirësi dhe shumë respekt dhe pasi më hoqi disa pasiguri Lali Eri, dhe duke pasur në konsideratë mendimin e të gjithë e atyre njerëzve, pas tërmetit u bëra e njohur.
Donin të kishin njerëz të tillë për të përfaqësuar në Kuvend apo vende të tjera. E pranova ftesën duke qenë e bindur për dy gjëra, e para sepse PS është shumë progresiste, ato që merr përsipër i bën, nuk bën vaki të ketë dhënë ndonjë premtim dhe të mos e ketë mbajtur plotësisht.
Në këtë periudhë pati dy ngjarje shumë të vështira tërmeti dhe pandemia, që i ndërprenë punën për të arritur të gjitha objektivat. Njerëzit nuk duhet të harrojnë kur e mori PS në 2013 çfarë reformash bëri, që nuk janë bërë asnjëherë dhe pse duhet ta votojnë për mandatin e tretë që punën e nisur ta çojnë përpara, që rinia të mos largohet. Jam besimplotë që me mënyrën, qeveria e tregoi veten me menaxhimin e kësaj situate.
Kërkojmë të kemi shtëpinë brenda 24 orëve, por kemi Italinë që akoma nuk po i strehon njerëzit pas tërmetit, apo vende që tejkaluan kapacitetet e spitaleve dhe kërkuan ndihmë. Ne do të bëjmë të pamundurën, që PS të fitojë edhe ketë mandat të tretë që është në të mirën e të gjithëve. Nuk ka nevojë të bëjmë mitingje, njerëzit të kuptojnë në çdo bisedë që bën me të. Populli nuk bën më numra si ato që bërtasin nga mëngjesi në darkë dhe kërkojnë konfrontime. Nuk zgjidhen problemet as me konfrontime, as me boks as me mundje, por me argumente”
“Mbas ëmbëlsirës, një kafe në fund nga Lali”., Rama:.
Veliaj:
Një shërbëtor i mirë nuk largohet kurrë nga fusha. Nëse një lojtar do të ikte nga fusha, një arbit//Dua të mbyll këtë takim modest me atë fjalë që thoshte Rusvelti, presidenti amerikan it ha dy mundësi keni ose rrini në shkallët e stadiumit dhe komentoni lojën, ose zbrisni në fushë dhe bëhuni pjesë të skuadrës. Ne kemi zbritur në fushë si një skuadër shërbëtorësh, ata që ishin më parë kuptuan që çfarë do të thotë të luftosh përball një muri gome dhe të dëgjosh cinizëm.
Edhe një familje të rritur nga një prind dhe që erdhi nga jashtë. Kur votova Edi Ramën për në Bashki, aty kuptova që vota ka fuqi. Për sa kohë një njeri si unë që s’kishte lidhje me njerëzit e kësaj partie, mu dha shans të drejtoj qytetin ku kam lindur dhe jam rritur, çdo gjë është e mundur.
(R.G/Faxweb.al)