Japonia ka fituar me rikthim ndaj Gjermanisë me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin E në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Gjermanët ishin duke fituar dhe duke dominuar ndeshjen, por humbën në minutat e fundit përballjen e zhvilluar në Khalifa International Stadium të Dohas.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të gjermanëve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe një gol. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 33-të me anë të Ilkay Gundogan, i cili shënoi nga penalltia për 1-0.
Në fakt, Gjermani shënoi edhe në minutën e 44-të me anë të Kai Havertz, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
On top at the break 🙌#GER #FIFAWorldCup #GERJPN 1-0 pic.twitter.com/WYAxvd1lef
— Germany (@DFB_Team_EN) November 23, 2022
Në pjesën e dytë, Japonia befasisht u rikthye ‘egër’ duke luajtur si e barabartë, por arriti të shënoj në fund dy gola për të marrë një fitore të madhe.
Deri në fund, Gjermani tentoi ta barazojë rezultatin, por pa sukses, pasi Japonia në fund iu gëzua fitores. Në ndeshjen e radhës, Gjermania luan ndaj Spanjës, teksa Japonia takohet me Kosta Rikën.