Një modele ruse është bërë për një lek nga komentuesit për foton ku shfaqet me maskat e vendosura në vende intime. Yulia Ushakova e postoi në Instagram duke bërë shaka në një kohë kur pandemia e koronavirusit ka mbërthyer botën.
“Sapo porosita këto rrobabanje. Valvulat lejojnë që lëkura të marrë frymë, por për fat të keq nuk mund t’i vishni për më shumë se dy orë”, shkruajti modelja.
Ndjekësit nuk e pritën aspak mirë këtë foto nga modelja 29-vjeçare duke qenë që spitalet nuk kanë maska mjaftueshëm.
Një komentues i inatosur i tha: “Ka një mungesë globale të maskave. Kjo është shakaja më e keqe që kam parë gjatë këtyre ditëve të tmerrshme”
Një tjetër tha: “Krejtësisht budallaqe dhe pa respekt për të gjithë mjekët dhe ata që po vuajnë. Po të bëj unfollow direkt. Mjaft.”
Dhe një tjetër ndjekës shtoi: “Ato maska mund të shpëtojnë një jetë, kjo nuk është shaka”.