Eldin Dergjini bosi i makinavë të luksit është vëllai i deputetes Ambra Borova, e futur nga radhët e LSI-së, dhe emrin e vërtetë e ka Elti Borova.
Po ashtu ata janë fëmijët e muzikantit të njohur shkodran Luan Borova. Eldin Dergjini ka ndërruar mbiemrin për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.
34-vjeçari Eldin Dergjini, nga Shkodra, banues në Tiranë, mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 teksa udhëtonte me automjet në afërsi të sheshit “Shqiponja”, doli nga rruga duke u përmbysur.
Eldin Dergjini udhëtonte me një makinë të blinduar me targa ruse, një automjet tip ‘Mercedes Benz G Class’ me targë H001CH 199, vlera e të cilit shkon diku mes shifrave 150-250 mijë eurosh.
34-vjeçari Eldin Dergjini është shprehur para grupit hetimor që ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe është goditur nga një makinë nga pas dhe është përplasur me borduren e rrugës nga ku ka humbur kontrollin e automjetit.
Më pas Dergjini ka deklaruar se është larguar në këmbë dhe ka marrë taksi dhe ka mbërritur në një spital privat. 34-vjeçari pretendon që e ka sjellë makinën nga jashtë dhe priste ta pajiste me dokumenta.
Dergjini është person me precedent penal i arrestuar në Shqipëri për kundërshtim të punonjësit të rendit publik dhe në Itali për lëndë narkotike.
Në vitin 2014 është arrestuar në Tiranë dhe më pas gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.
Automjeti është dërguar në drejtorin e policisë tirane ku i është nënshtruar kontrolleve.
Makina e aksidentuar e Eldin Dergjinit.
(M.Q/Faxweb.al)