12:46 | 01/02/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Boshatisen’ shkollat në vend! Mungesat të mëdha të mësuesve, kryesisht në Tiranë, Durrës, Dibër e Kukës

22:47 | 04/12/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Boshatisen’ shkollat në vend! Mungesat të mëdha të mësuesve, kryesisht në Tiranë, Durrës, Dibër e Kukës

Në Shqipëri jo vetëm numri i nxënësve ka rënë me 17 543 krahasuar me vitin e kaluar, por kur jemi gati në gjysmë të këtij viti mësimor në shkolla ka 2 383 vende të lira pune për mësues. Në të gjitha drejtoritë rajonale arsimore, gjatë hulumtimit që Top Channel kreu nuk rezulton asnjë zyrë vendore që të jetë tërësisht e plotësuar me staf pedagogjik.

Në shkolla ka vende bosh për mësues me kontratë të përhershme apo të përkohshme për të zëvëndësuar mësuesit me leje lindje apo raporte mjekësore e administrative. Arsimi fillor duket se po vuan pasojat më të rënda të emigracionit, teksa edhe lëndë si matematika apo gjuha angleze kanë mungesë mësuesish.

Institucionet arsimore parauniversitare të Tiranës e fshatrave përreth kanë mungesën më të madhe, ku rezulton të jenë 333 vende të lira, kryesisht për mësues të arsimit special për nxënësit me aftësi të kufizuara si dhe mësues të arsimit fillor.

Përtej kryeqytetit që ka të përqëndruar pjesën më të madhe të popullsisë me numrin më të madh të shkollave e rrjedhimisht kërkesë më të lartë për punësimin e arsimtarëve, vihet re se edhe shkollat në veri të Shqipërisë kanë mungesë të mësuesve. Zyra vendore arsimore e Dibrës me 289 vende të lira pune dhe ajo e Kukësit me 204 vende bosh vijnë pas Tiranës.

Ndërkohë, Top Channel pyeti zyrtarisht Ministrinë e Arsimit se sa arsimtarë kanë dhënë dorëheqjen këtë vit shkollor dhe morëm një përgjigje pa përgjigje.

“Për këtë informacion, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar nuk disponon të dhëna, pasi nuk janë pjesë e statistikave zyrtare të kërkuara nga Ministria e Arsimit”- ishte përgjigjia e Ministrisë së Arsimit

Drejtoria arsimore pranon se nuk ka dijeni për numrin e mësuesve që janë brenda sistemit arsimor apo që dalin jashtë tij, por kjo është e palogjikshme kur është vetë ky institucion përmes portalit ‘mësues për Shqipërinë’ që bën zëvëndësimet e mësuesve kur ata dalin në pension apo japin dorëheqjen. Pse Ministria e Arsimit fsheh informacionin? Sidoqoftë, shifrat dhe rrëfimet e mësuesve që lënë arsimin flasin realitetin që përpiqet të mbulojë ministria.

Drejtoria Rajonale Arsimore Durrës- 1097 vende të lira

Drejtoria Rajonale Arsimore Lezhë- 532 vende të lira

Drejtoria Rajonale Arsimore Korçë- 471 vende të lira

Drejtoria Rajonale Arsimore Fier- 283 vende të lira

Gjithsej: 2383 vende të lira

Vende të lira për mësues Zyra Vendore arsimore Tiranë

333 vende – Arsimi Special 196 vende

Arsimi Fillor 53

Vende të lira për mësues Zyra Vendore arsimore Dibër

289 vende – Arsimi fillor 128 vende

Matematikë 29

Vende të lira për mësues Zyra Vendore arsimore Kukës

204 vende – Arsimi fillor 71 vende

Matematikë 31/ Top Channel

Pas

E harroi Pique-n? Shakira fotografohet me instruktorin e saj të sërfit, reagon pas aludimeve të forta

Para

Me Video/ Policia meksikane gjen 300 kilogramë drogë të fshehur brenda arrave të kokosit

Para
Me Video/ Policia meksikane gjen 300 kilogramë drogë të fshehur brenda arrave të kokosit

Me Video/ Policia meksikane gjen 300 kilogramë drogë të fshehur brenda arrave të kokosit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Shkrirja” e gjykatave të Apelit në një, kreu i avokatisë Vlorë tregon problematikat: Duhen vite për një çështje, qytetarët do bëjnë vetëgjyqësi

Qarkullonin me armë zjarri dhe kokainë në automjet, dy të arrestuar në Tiranë(EMRAT)

Për gjumë të rehatshëm mos pini kafe pas kësaj ore

Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Fierit, ja arsyeja

E rëndë në Tiranë! 29-vjeçarja ndërron jetë 4 ditë pas lindjes te “Koço Gliozheni, ja çfarë dyshohet

Incident në burgun e Drenovës, i dënuari për vrasje godet efektivin e policisë (EMRAT)

Ja sa do të jetë vlera e koeficentit të pagave për vitin 2023, Shqipëria e parafundit në listë

Demokratët me dy lista për anëtarët e KZAZ-ve, Celibashi: KQZ njeh vetëm një PD! Po verifikojmë dokumentacionin, vendimmarrja në përputhje me ligjin

U kap në “shtëpi bari”, 19-vjeçari shqiptar arrestohet nga policia angleze, dënohet me nëntë muaj burg(EMRI)

Protesta e 11 shkurtit/ Berisha mbledh Grupin Parlamentar, çfarë pritet të diskutohet

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.