Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Borxhe miliona euro, si u kap me kapuç në kokë djali i ish-prefektit

Është vënë në pranga Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodrës Paulin Radovani i shpallur në kërkim nga Interpoli për ngritjen e një skeme mashtrimi dhe borxhesh në Shqipëri.

Mediat paraguajane bëjnë me dije se Elton Radovani është arrestuar në datë 3 tetor ndërsa është kapur në lëvizje në një autostradë me automjet dhe me kapuç në kokë.

Pritet që Paraguaji të nisë procedurat e ekstradimit të Elton Radovanit drejt Shqipërisë.

Në Shqipëri ndaj tij, vëllait tjetër Bert Radovanit si dhe ish-prefektit ka nisur hetim në lidhje me një skemë të pastër mashtrimesh dhe fajdesh ku ai rezulton tu ketë marrë personave të ndryshëm shuma që në total shkojnë në disa milionë euro.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *