Kryeministri britanik Boris Johnson ka zbuluar mbrëmë masat e reja shtrënguese, në luftën kundër pandemisë së coronavirusit që hyjnë në fuqi nga e hëna. Johnsonn njoftoi se do të rikthehet ora pòlicore për të gjitha baret dhe restorantet, që do të qendrojnë hapur jo më shumë se ora 22;00, maska në to është e detyrueshme dhe pòlicia do të mund të kërkoj ndihmën e ushtrisë nëse konsideron se është e nevojshme.
Johnson u ka bërë thirrje qytetarëve, që nëse kanë mundësi të punojnë nga shtëpia ta bëjnë në çdo rast.
“Duhet të reagojmë menjëherë. Kemi bërë një “mburojë” përreth Britanisë së Madhe me qëllim që vendi të mund të rimëkëmbet, por gjithmonë kemi qenë të vetëdijshëm për një valë të dytë. Sikurse shumë vende tjera kemi arritur pikun, kemi mijëra raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve.
Do të doja të them se numrat po rriten sepse po testojmë më shumë, por nuk është ashtu. Gjithashtu do të doja të thosha që kemi arritur “imunitetin kolektiv”, por nuk është ashtu. Vetëm 8 për qind jemi imun ndaj virusit. Në mënyrë drastike po përhapet në mesin e të rinjve më saktësisht thënë nga 20 deri në 29-vjeq”, ka deklaruar Johnson.
Ai pranoi se numri i rasteve të reja po rritet me afrimin e vjeshtës dhe dimrit, dhe për këtë sipas tij duhet të ndërmerren masat e reja.
“Përhapja e virusit është në nivele alarmante. Është pikërisht ky moment kur duhet të reagojmë”, ka shtuar kryeministri britanik. Johnson është zotuar se Britania e Madhe nuk do të shkojë në “izolim total” sikurse në mars, por thjesht do të aplikojë “rregullin e gjashtë”.
“Shkollat dhe universitetet do të mbesin të hapura sikurse edhe kishat, do të sigurohemi që shumica e bizneseve të qëndrojnë të hapura, por lusim të gjithë ata që mund të punojnë nga shtëpia. Më vjen shumë keq që kjo do të ndikojë në shumë biznese, që së fundmi i janë rikthyer normalitetit”, shtoi Johnson.
Kujtojmë që maskat do të jenë të detyrueshme për të gjithë shitësit dhe punonjësit e sektorëve të ndryshëm përfshirë këtu edhe pasagjerët në taksi, ndërsa nëse nuk ndodh kjo atëherë dënimet do të jenë të ashpra. Deri më tani në Britani të Madhe kanë humbur jetën nga COVID-19, 41.788 persona, derisa 398.625 tjerë janë infektuar me coronavirus.