Pas Bordit të Ushqimit, PD ka çuar në Kushtetuese edhe atë të naftës. Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu ka thënë se Gjykata ka 30 ditë kohë për të dhënë vendimin. Sakaq shtoi se në asnjë vend të rajonit apo BE nuk është zgjedhur të krijohet një bord, por janë reduktuar taksat.
“Shfuqizimin e Bordit të ushqimit dhe bordit të naftës.
GJK ka vendosur shfuqizimin e bordit të ushqimit, shpresojmë që e njejta procedure të ndiqet edhe në këtë rast. Vendet e rajonit dhe BE nuk kanë zgjedhur të krijojnë një bord, por përmes reduktimit të taksave apo paketave dhe masave subvencionuese.
Është fakt se para bordeve janë përballur me nivele të larta çmimesh.GJ K ka 30 ditë kohë për të dhënë mendimin e saj.Do të shohim cdo formë tjetër ligjore.