AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Bordi i administrimit në UT nuk është zgjedhur akoma, Besa Shahini: Nuk mund të jenë anëtarë pedagogë të brendshëm

Bordi i administrimit në Universitetin e Tiranës nuk është zgjedhur akoma, ndonëse me votat e studentëve është votuar pedagogu Lesh Lleshaj.

Ai ishte në garë me Denada Toçen dhe Florian Binajn, por studentët zgjodhën Lleshajn si përfaqësuesin e tyre. Mirëpo Ministria e Arsimit nuk e ka emëruar akoma. Lidhur me këtë çështje foli sot ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila sqaroi edhe pse bordi i administrimit në disa universitete nuk është ende gati.

Sipas Shahinit, në rastin e Universitetit të Tiranës, Llesh Lleshaj nuk është emëruar sepse është pedagog i brendshëm dhe nuk lejohet të marrë pjesë në garë.

“Në bordin e administrimit do të jenë njerëz që përfaqësojnë Ministrinë e Arsimit. Ky proces ka mbaruar, aty ku kemi mbetur pa anëtarë bordi janë 3 universitete, ku studentët nuk kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Në Universitetin e Tiranës mirëpresim që të bëjë sa më shpejt procesin zgjedhor në mënyrë që studentët ta kenë përfaqësuesin e tyre.

Universiteti i Tiranës ka zhvilluar zgjedhjet për përfaqësuesin e studentëve dhe përkundër faktit që kemi njoftuar që nuk mund të jenë pedagogë të brendshëm, ata kanë futur brenda pedagogë të brendshëm. Ndaj për mua ishte e pamundur ta konfirmoj personin që kishte marrë më shumë vota”, tha Besa Shahini në një konferencë për mediat.

Fjalët Kyce

SPAK i ka kërkuar kryebashkiakut Lefter Alla të bëjë testin e drogës. Çfarë mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *