00:48 | 22/03/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Boom’ aplikimesh për kreun e BKH-së, shkon në 20 numri i kandidatëve

12:05 | 28/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjidhen 8 anëtarët e rinj të SPAK me mandat 9-vjeçar, kush janë prokurorët që pritet të “shkundin” dosjet e bujshme

Arben Kraja

Pas publikimit të vetëm pesë emrave kandidatë për kreun e BKH, nga komisioni i SPAK, burime brenda Prokurorisë së Posaçme konfirmojnë për Faxweb.al se deri më tani numri në total ka arritur në 20 aplikantë, të cilët pretendojnë të drejtojnë Byronë Kombëtare të Hetimit.

Burimet saktësojnë se pjesa më e madhe e aplikimeve vijnë nga radhët e policisë, dhe ish-drejtues policie. Afati përfundimtar për të aplikuar është data 30 janar.

Pak ditë më parë u bënë publikë dhe emrat e 5 kandidatëve që kanë dorëzuar derimë tani dokumentet, të cilët ishin.

Ibrahim Disha, ish-oficer policie i cili aktualisht jeton në Kanada.

Artan Shkëmbi, një nga drejtuesit njësisë Forca e Ligjit

Gjovalin Ulndreaj, oficer policie deri në 2003 dhe prej atëherë ka punuar si avokat.

Adriatik Ago, Zv/ drejtori i SHÇBA-së, një nga zyrtarët e lartë të policisë që ka kaluar procesin e vettingut.

Sabri Hoxha, profesor mjekësie, ekspert mjeko-ligjor. Ai ka kryer disa fakultete si për inxhinieri, mjekësi dhe juridik

Ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasada e SHBA-ve në Tiranë e cila bën thirrje ndaj çdo personi që plotëson kriteret për të aplikuar.

“E dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse. Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion. Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë: https://bkh.al/aplikim/”, shkruan ambasada.

Kryetari i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja ka njoftuar hapjen e garës për kreun e Bryosë Kombëtare të Hetimit. Në një njoftim për mediat, Kraja kërkon që drejtori të jetë një person me integritet të lartë, i aftë profesionalisht dhe i motivuar për të kryer detyrën.

“Kam kënaqësinë t’ju lajmëroj  për shpalljen e Njoftimit për Pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky njoftim shënon hapin e parë të projektit për krijimin e një skuadre të madhe hetuesish të policisë gjyqësore që do të punojnë ngushtësisht me Prokurorët e Posaçëm. 

Ne duam të zgjedhim një person që ka integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish si lider për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish. Unë do të doja që t’iu bëja thirrje të gjithë personave të interesuar, femra dhe meshkuj, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin për SPAK-un, që të aplikojnë për këtë pozicion pune. Në mënyrë që SPAK-u të jetë i suksesshëm, ne kemi nevojë për  Drejtorin më të aftë dhe më të motivuar në drejtimin e BKH-së”, thuhet në njoftimin e tij.

Sipas Krajës, i gjithë procesi do të monitorohet nga ndërkombëtarët, ndërsa kandidati fitues do të trajnohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të gjithë aplikantët do të ftohen të marrin pjesë në një proces rigoroz dhe sfidues përzgjedhjeje, që përfshin aplikimin elektronik, testimin e aftësive fizike, provimin me shkrim, intervistimin e strukturuar dhe verifikimin e thelluar të pasurisë dhe integritetit.

Procesi do të jetë tërësisht transparent dhe do të monitorohet nga Komisioni Ndërkombëtar. Kandidati fitues do t’i nënshtrohet  një programi të gjatë trajnimi që do të sigurohet nga Qeveria e Shteve të Bashkuara, me trajnerë të specializuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI)”, përfundon njoftim

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: 20 aplikime per bkhaplikimet per bkhArben Kraja
Pas

VIDEO/ Rreziku nga virusi vdekjeprurës, çfarë masash janë marrë qytetet kufitare në vend, në Kukës asnjë masë e shtuar

Para

Si t’ia bëjmë tërmetit tjetër?!

Para
Artan Fuga: Me gisht në gojë, ta gëzojë edhe opozita qeverinë e re!

Si t'ia bëjmë tërmetit tjetër?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Këtu nuk ka shtet, por pushtet”, raporti i DASH, Soko: Mediat janë pengje të interesave ekonomikë, është fakt i mbarënjohur

Nga erdhi uji i Tokës? Shkencëtarët në një universitet në SHBA, sjellin një studim të ri

I kërkuar për vrasje nga SPAK, dënohet në Holandë shqiptari i kapur me armë duke kaluar kufirin (EMRI)

Komisioni i Ekonomisë nuk ndryshon projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, pas 3 javësh do miratohet në Parlament

Divjakë/ 47-vjeçari spanjoll humb jetën, dyshohet për vetëvrasje me thikë, shoku tij i dhomës thotë që…

Shefi i NATO-s: I takon Ukrainës të vendosë se cilat janë kushtet e pranueshme për secilën zgjidhje paqësore

Njoftim i zyrës së shtypit të OKB-së, reagon Rama: Jepni sqarime të përpikta

Bisedimet Kosovë-Serbi, Kurti: Vuçiç refuzoi ofertën time për vetëmenaxhimin e serbëve

“Mësova se sa e painformuar është Qeveria Britanike rreth Shqipërisë”, ish-ambasadori shqiptar refuzon ftesën e lordit ku i ftuar do jetë Rama

Pas “GoFundMe”, motra e konkurrentit të Big Brother merr në dorë instagramin e tij

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.