SportTe FunditTe Gjitha

‘Bomberi’ Abazaj transferohet në Belgjikë tek ish-skuadra e Hasit

Sulmuesi i Luftëtarit, Kristal Abazaj, do të transferohet sezonin e ardhshëm në kampionatin belg, ku ka firmosur për tri vite me Anderlecht.\

Abazaj është një nga sulmuesit më të talentuar të Superligës shqiptare. Në fillim të këtij viti u përfol për një kalim të mundshëm të tij tek Skënderbeu në Korçë, e megjithatë tashmë karriera e 21-vjeçarit do të vazhdojë në Belgjikë me Anderlechtin.

Klubi i Anderlechtit nuk është i panjohur për sportdashësit shqiptarë sepse pak sezone më parë trajner i saj ishte Besnik Hasi ku u shpall edhe kampion i Belgjikës.

(E.L./Faxweb)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.