Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Boll u fute vrimave”, Vasili i kërkon llogari Ramës për ekstradimin e Harun Çelik: Kush ta ka qepur gojën?

Kryetari i ish-grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i kërkon kryeministrit Edi Rama që të flasë dhe të japë llogari për ekstradimin e mësuesit turk, Haurn Çelik nga Shqipëria në Turqi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili ngre pyetjen se pse i pari i qeverisë hesht për një ngjarje kaq të rëndësishme dhe delikate.

Sipas tij, Edi Rama, që njihet si llafazan, po hesht sepse është i ndërlikuar në një borxh shumë të madh dhe nuk guxon të komentojë a tregojë arsyet se pse Harun Çelik, pjesë e organizatës gyleniste, u ekstradua në mënyrë të paligjshme.

“Po Edi Ramës kush ja ka qepur gojën dhe pse? Duke ditur që ky është llafazan i njohur dhe i papërtuar për të folur budallallëqe pafund, lind natyrshëm pyetja: Peng i kujt është që Edi Rama që nuk guxon të flasë për një çështje kaq delikate?

Çfarë detyrimi e mban lidhur gojën e Edi Ramës që nuk flet dot për këtë problem?? Kaq i madh është borxhi ku ka hyrë Edi Rama saqë e ka të pamundur të mbajë qëndrim zyrtar për ngjarje që po i krijon kaq probleme Shqipërisë??”, shkruan midis të tjerash Petrit Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama gojëqepur edhe për ekstradimin e Harun Çelik, po pse?? Edi Rama llafazani i deklaruar shtetëror, sërish shfaqet memec, por në këtë rast për Harun Çelik shtetasin turk të ekstraduar prej tij në Turqi.

Këta rilindasit në tufë, nga zëdhënësa policie e qeverie e me radhë dolën e na shpjeguan se Harun Çelik u dënua në Shqipëri se hyri me pasaportë të falsifikuar dhe s’kishte asgjë tjetër ndaj tij. Këtë e dëgjuam të gjithë dhe nuk kishim ndonjë arsye për të dyshuar apo komentuar.

Por mediat turke që nga “CNN” turk, “Haber”, etj., etj., deklarojnë se Harun Çelik është sipas qeverisë, i akuzuar si pjesëtar i FETO dhe pamjet e prangosjes së tij që në mbërritjen e tij në Turqi po bëjnë xhiron e botës. Dy eurodeputete Ramona Strugariu dhe Rebeça Harms kërkojnë hetim të menjëhershëm.

Është dënuar ashpër nga Initiative of Human Rights and Freedom në Marburg dëbimi i mësuesit turk duke deklaruar: “Rrëmbimi i paligjshëm i shtetasit turk Çelik nga qeveria Rama shkel të drejtat e njeriut dhe shkel ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar, përfshirë konventat e Këshillit të Evropës”.

Në Kosovë për një rast të ngjashëm kryeministri Haradinaj shkarkoi ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Zbulimit, Driton Gashi. Po Edi Ramës kush ja ka qepur gojën dhe pse?

Duke ditur që ky është llafazan i njohur dhe i papërtuar për të folur budallallëqe pafund, lind natyrshëm pyetja: Peng i kujt është që Edi Rama që nuk guxon të flasë për një çështje kaq delikate? Çfarë detyrimi e mban lidhur gojën e Edi Ramës që nuk flet dot për këtë problem??

Kaq i madh është borxhi ku ka hyrë Edi Rama saqë e ka të pamundur të mbajë qëndrim zyrtar për ngjarje që po i krijon kaq probleme Shqipërisë??

Kryeministri dhe ministri i Jashtëm Edi Rama duhet të shpjegohet publikisht dhe të marrë përgjegjësitë, boll u fut vrimave dhe boll u fsheh pas bedelëve nëpër ministri, polici e gjetkë.

(M. I./ Faxweb.al)

 

 

 

 

 

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *