Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

 “Boll me shfaqje që nuk e fshehin mjerimin e qytetarëve”, Basha: Familjet në Kurbin janë në mëshirë të fatit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tregoi pak minuta më parë se familjet e prekura nga tërmeti në Kurbin nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria.

Në “Facebook”, Basha tha se ata janë në mëshirë të fatit, ndërsa apeloi qeverinë që të kthejë vëmendjen edhe tek ata. Madje, kryedemokrati i dërgoi edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar që t’u japë fund shfaqjeve.

“Boll me shfaqje që nuk e fshehin mjerimin e banorëve dhe dështimin e shtetit për tu ardhur në ndihmë! Duhet ndërhyrje e menjëhershme për çdo banor dhe familje që po kalon momente të vështira”, tha Lulzim Basha.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Kurbini është në gjendje emergjence por shumë prej familjeve të prekura nga tërmeti janë lënë në mëshirë të fatit. Shtëpitë e tyre janë të shkatërruara ose me dëmtime serioze, por deri më sot askush nuk ka shkuar ti shohë në çfarë gjendje janë, të vlerësojë dëmet që kanë, të përcaktojnë nëse janë apo jo të banueshme.

Ngricat, shirat, lagështira me të cilën bashkëjetojnë banorët mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin e fëmijëve dhe të banorëve të tjerë që kalojnë netët në tenda plastmasi. Duhet të nisë sa më parë riparimi apo rindërtimi i banesave, dhe për këtë duhet përfunduar vlerësimi i shpejtë dhe i drejtë i dëmeve te shkaktuara. Duhen gjetur mundësi strehimi për të gjithë banorët e pastrehë, pa diskriminim.

Ndonëse ndër zonat më të varfera në Shqipëri, askush nga institucionet shtetërore nuk u ka çuar asnjë ndihmë për të perballuar këtë fatkeqësi. Kjo është skandaloze, kur po hyjmë në javën e tretë nga tërmeti. 150 milion dollarë të taksave të qytetarëve shkojnë për dhjetë oligarkë e mijëra qytetareve nuk u është dërguar as një bukë e vetme nga shteti.

Boll me shfaqje që nuk e fshehin mjerimin e banorëve dhe dështimin e shtetit për tu ardhur në ndihmë! Duhet ndërhyrje e menjëhershme për çdo banor dhe familje që po kalon momente të vështira.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.