Presidenti i vendit ka reaguar tre herë brenda pak kohe këtë të shtunë, kur na ndajën vetëm disa orë nga zgjedhjet parlamentare, duke paralajmëruar gjykatësit dhe prokurorët që të kryejnë detyrën e tyre mirë.
“Të dashur Prokurorë dhe Gjyqtarë! Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës! Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndrangheta-s, Don Agaçion. Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju! Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë!” shkruan në mesazhin e fundit Presidenti.
Në një tjetër mesazh, Meta i bëri thirrje gjykatësve dhe prokurorëve që t’i thërrasin mendjes dhe të mos detyrojnë popullin që t’i arrestojë në flagrancë.
“Kriminelët janë kudo të rrezikshëm.
Por më të rrezikshmit janë kriminelët e veshur me uniformë, janë ata që gjenden brenda sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë.
Prandaj thirrini mendjes, zbatoni ligjin, qëndroni larg ndikimeve politike, mos u bëni palë dhe ruani integritetin e detyrës.
Përmbushni detyrën pa asnjë vonesë dhe mos e detyroni Popullin t’ju arrestojë në flagrancë përmes ligjit, që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar,” shkruan Meta.
Ndërsa më herët, ai shpërndau një postim të aktivistit Adriatik Lapaj që thoshte se qytetarët kanë të drejtën të arrestojnë në flagrancë personat që kryejnë krime zgjedhore.
Në këtë mënyrë Meta i ka dërguar mesazh institucioneve të drejtësisë, pasi i ka kritikuar hapur ditën e sotme që nuk po zbatojnë ligjin.
Ai mori si shembull vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, duke u shprehur se kjo ngjarje e rëndë mund të ishte shmangur nëse SPAK do të kishte hetuar denoncimin e Gazment Bardhit bërë që në datë 7 prill kundër 40 ccunave problematike të Elbasanit, mës tyre persona të përfshirë në konfliktine armatosur në Elbasan ku u vra Xhuvani.
(E.H/Faxweb.al)