Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Tre vite pa babain, Bojken Lako: Kur kaloj nga ajo rrugë, më duket sikur…

Këtë të premte i ftuar në programin “Historia ime” në Tv Klan ishte artisti i njohur Bojken Lako. Ai padyshim ka bërë revolucion në muzikën moderne shqiptare.

Lako është ndër të parët artistë që themeluan grupet e muzikës moderne pas viteve ’90. Ai njihet si një ndër themeluesit e parë të muzikës alternative në Shqipëri dhe një nga pionerët e radios moderne shqiptare.

Në studio, Bojken Lako rrëfeu se prindërit e tij kanë ndikuar mjaft në artistin që ai është sot sepse e kanë orientuar drejt asaj që është më e mirë dhe mbi normalen.

Bojken Lako: Kjo është periudha, mendoj unë e artë, që më ka vlejtur shumë dhe kur kujtoj herë pas here kujtoj që kanë dashur ata mos të jem një fëmijë normal, domethënë të më orientojnë, jo se kam bërë gjëra anormale, por gjithmonë për të përqafuar atë që është më e mira, atë që është më estravagante, në kuptimin e diçkaje që është mbi normalen.

Në lidhje me babain e tij, aktorin e njohur Bujar Lako, i cili është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare, Lako u shpreh se akoma nuk po arrin të mësohet me faktin se ai nuk është më. Sa për filmat ku babai i tij ka luajtur, artisti tregoi se ai asnjëherë nuk i shikonte.

Bojken Lako: Me thënë të drejtën, deri në vitet e fundit të jetës, Bujo iku shpejt, iku 70 vjeç, por deri 60 vjeç nuk i shihte kurrë filmat e vetë. Jo se ishte i shihte 60 deri 70, por ndonjëherë qëndronte natën tek këto kanalet, që janë në platformat që shikon filma shqiptarë, më tepër për të parë miq të vet jo veten. Nuk besoj ta ketë parë. Rastësisht do i ketë kaluar ndonjë film i veti. Kurse deri në moshën 60 vjeç nuk linte asnjëherë të shiheshin filmat e vet, as nëpër premiera dhe as në kinema.

Mirela Milori: Ndonjëherë që të merr malli e shikon, shkarkon ndonjë film të tij apo shikon video personale?

Bojken Lako: Video personale deri tani nuk kam parë shumë. Ia kam lënë një kohe të mëvonshme, nuk e di se çfarë kohe. Kam bërë në momentin kur Bujo u nda nga jeta një set fotografish, që mora 4-5 filma të tij dhe shkëputa ‘frame’ të ndryshme që të krijoj disa foto të tjera. Ato i shoh herë pas here. Gjatë këtyre 3 viteve nuk kam bërë sa duhet vetë qëllimisht se nuk mësohemi me këtë statusin që Bujo nuk ekziston dhe i kemi lënë gjërat ashtu siç i ka bërë ai vetë. Nuk i kemi bërë asnjë përkujtim, kam pasur shumë ide në ato momentet e para. Të ndërtojmë ca forma të ndonjë festivali ose çmimi aktorësh që mund të kenë emrin e Bujos, por për momentin nuk kemi bërë gjë dhe jam në rrjedhën e jetës normale. Unë vetë personalisht në momentet e mia, ka një shesh shumë të lezetshëm në Tiranë, përballë Teatrit Kombëtar që mban sot emrin e Bujos dhe ai rituali që bëj është se kur shkoj për tek shtëpia e mamasë sime kaloj nga ajo rrugë dhe më duket sikur ka një pjesë të frymës së tij aty. Është një ritual që bëj.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *