09:01 | 28/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kaòsi sot në Morinë ishte kùrth”, Boiken Abazi: Në Shqipëri nuk po kuptohet çfarë po ndodh në Kosovë, Hoti mund të bëjë gjithçka për pushtet

18:52 | 01/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kaòsi sot në Morinë ishte kùrth”, Boiken Abazi: Në Shqipëri nuk po kuptohet çfarë po ndodh në Kosovë, Hoti mund të bëjë gjithçka për pushtet

Në studion e “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News ishte kreu i Lëvizjes Vetëvendosje me Qendër në Shqipëri, Boiken Abazi. Ai ka sqaruar vendimin e qeverisë së Kosovës dhe arsyet që shkaktuan kaos ditën e sotme në doganën e Morinës.

Abazi ka komentuar edhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për ftesat e homologut të tij në Kosovë, Albin Kurtit për takime që të koordinohen për të përballuar pandeminë e Covid-19.

“Ky vendim ka qenë në fuqi më herët, nuk është ndërmarrë sot, ka qenë i vjetër dhe i pezulluar nga qeveria Kurti menjëherë pasi është zbuluar se ka qenë në fuqi. U hoq menjëherë sapo u kuptua problem që shkaktoi që ka qenë real, dhe më vjen keq për këtë. Ministria e Brendshme e Kosovës ka anuluar vendimin, edhe të gjitha tarifat e tonazhit janë hequr. Ka qenë një marifet sikur Qeveria Kurti i ka vënë Shqipërisë një taksë si kundërpërgjigje ndaj taksës së rrugës së Kombit.

Kur shikojnë fjalën skandal në krye të një titulli, duhet të tregojnë kujdes derisa të mësojnë të vërtetën e plotë. Ka një vendim që u është shpërndarë mediave dhe ka deklarata për mediat që kanë bërë ministrant e linjës. Një arsye pse kjo po ndodh, dhe e kam personalisht opinionin, është moskoordinimi i qëllimshëm që ka ndodhur gjatë gjithë kohës nga qeveria Rama. Edhe publikisht në disa emisione e ka ftuar në takime për tu koordinuar për ti bërë ballë kësaj sfide së bashku por nuk ka hasur në ndonjë përgjigje. Besoj se gati-gati, më duket pak sim kurth kjo që ka ndodhur sot. Pash kryeministrin me një status të turpshëm në Twitter që në një kohë nuk është ulur fare në diskutime për këto masa”, tha Abazi në Fax News.

Duke folur për zhvillimet politike në Kosovë, Abazi tha se ata që jetojnë në Shqipëri nuk e kuptojnë saktë ç’po ndodh në Kosovë, duka argumentuar se atje funksionon Gjykata Kushtetuese ndërsa këtu nuk ka fare. Ai pohoi se një anëtare e GJK është ish-kandidate e LDK-së ndërsa një tjetër i shpallur në kërkim nga Interpoli.

“Nga njëra anë ne kemin thënë menjëherë pas masës paraprake të Gjykatës Kushtetuese, që kishin pasur një letër-këmbim secret mes njëri-tjetrit, ajo masë i gëzoi njerëzit këtu. Disa nuk kanë pasur kohën këtu të shikojnë çfarë po ndodh në Kosovë duke thënë se ne këtu nuk kemi GJK, ndërsa shiko në Kosovë. Pavarësisht se ajo ka një gjykatë që të gjithë anëtarët janë emëruar nga PDK, AAK, NISMA dhe LDK. Një anëtare ka qenë candidate e LDK-së. Ndërkohë një tjetër i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Thaçi ka rishkruar Kushtetutën, ka prekur edhe frymën e saj”.

Për marrëveshjet ‘sekrete’ Thaçi-Vuçi, Abazi tha se nuk mbështetet nga askush, madje as nga pakicat serbe në Kosovë, ndërsa për qeverinë nën drejtimin e Avdullah Hotit, pret më të keqen.

“Është e qartë se Thaçi ka një marrëveshje secrete me Vuçi për ta copëzuar Kosovën, ama kjo marrëveshje refuzohet nga shumica e shqiptarëve në Kosovë, madje edhe të 80% të pakicave serbe. Ndaj mbahet e fshehtë kjo marrëveshje. Unë jam i bindur se Avdullah Hoti nga dëshira e madhe për pushtet, është gati të bëjë çdo gjë. Deklarata e djeshme për heqjen e çdo mase ndaj Serbisë është si të thuash se Kosova nuk ekziston fare në asnjë plan. Nuk kemi bërë asgjë të jashtëzakonshme”, tha Abazi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Mbeti i vdèkur në átenat, Artan Hoxha zbulon të shkuarën e biznesmenit Marku: Si e fitoi gjyqin ndaj ambasades amerikane

Para

“Urdhëri ka ardhur nga lart”, Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë për kanabisin: Askush nuk do t’i afrohet malit, do të mbledhin kufomat…

Para
“Urdhëri ka ardhur nga lart”, Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë për kanabisin: Askush nuk do t’i afrohet malit, do të mbledhin kufomat…

"Urdhëri ka ardhur nga lart", Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë për kanabisin: Askush nuk do t'i afrohet malit, do të mbledhin kufomat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

I vuri tritolin në shtëpi oficerit të policisë tre vite më parë, arrestohet autori në Shkodër(Emri)

Gjermania përballet me krizën më të madhe të mësuesëve në 50 vjet, shkollat pezullojnë përkohësisht mësimin

Sulmohet në veri Policia e Kosovës

Rusia vazhdon sulmet me raketa në Ukrainë, 10 të vdekur dhe 20 të plagosur

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari

E pranoi, Rita Ora: Po jam martuar, zgjodha ta mbaj private sepse…

Çështja “McGonigal”/ Reagon drejtori i FBI: Sjellja e tij nuk përfaqëson të gjithë pununjësit, ishin agjentët tanë që e arrestuan

Fundjavë me diell, por e ftohtë, ja cilat janë zonat ku termometri do të shënojë nën zero

Horoskopi sot, ja çfarë kanë menduar yjet për ju

Federata Shqiptare e Futbollit shpall më të mirët e vitit 2022 në fushën e blertë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.