Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan. Një makinë tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtësen anash rrugës.
Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në pamjet e siguruara nga Fax News, vihet re se është bllokuar qarkullimi i mjeteve në autostradë ndërsa është bërë radhë kilometrike e automjeteve, një pjesë e të cilëve nuk janë në dijeni se çfarë ka ndodhur.
(A.M/Faxweb.al)