Fax News mëson se i gjithë blloku operator tek spitali Francez në Tiranë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Bëhet me dije se të gjitha rastet janë nga kontaktet e dy specializanteve që rezultuan pozitiv me Covid-19 dy ditë me parë.
Nuk dihet ende origjina e marrjes së infeksionit, ndërkohë që së fundmi rasti i marrjes së virusit nëpër ambjentet spitalore është kthyer në një shqetësim real dhe të madh. Sakaq mësohet se shërbimi për pacientët është mbyllur dhe funksionon vetëm emergjenca. Spitali Francez në QSUT mbulon 3 specialitete si ORL, Okulistika, dhe Oro-Maxillo-Facial.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 319 testime, nga të cilat 69 kanë rezultuar pozitive me Covid 19. Kemi raste kontaktesh të mëparshëm të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, pas hetimit epidemiologjik, por edhe raste të reja, që janë në hetim sipas MSH.
Nisur nga fakti se po zbulohen raste pozitive Ministria e Shëndetësisë në disa ndërmarrje, subjekte tregtare apo institucione të ndryshme publike dhe private, dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon bizneset, institucionet, kompanitë, kudo ku është e mundur puna nga shtëpia, të nxisin këtë mënyrë alternative për të frenuar përhapjen e Covid19.
(M.Q/Faxweb.al)