AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Bllokohen dhe vidhen pasaportat e emigrantëve, situata e paprecedentë me Ministrinë e Jashtme

Fax News ka publikuar që prej mëngjesit të sotëm skandalin me pasaportat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, që ishin transportuar me autobusët e linjës drejt shtetit Helen, dhe pa asnjë vulë nga autoritetet. Për këtë shkak ato janë bllokuar nga Policia greke, dhe më pas një pjesë e tyre rezulton që të jetë vjedhur. (lexo ketu) 

Veprime të papaprecedente, veprime që ndodhin prej vitesh duke shkelur ligjin për transportimin e pasaportave, të cilat nuk bëhen me postë dipllomatike , apo i shoqëruar nga personeli i trupit dipllomatik. Ambasada shqiptare si gjithnjë e kudo e mbajti këtë skandal të fshehur për një javë, pasi përgjegjësia vë përpara jo vetëm ministrinë por edhe vetë këtë institucion diplomatik.

Lidhur me këtë skandal, Konventa e Vjenës e përcakton qartë se si bëhet transportimi i materialeve diplomatike, dy janë rrugët e transportit të tyre: përmes pakove diplomatike me avion si kargo ajrore, ose me rrugë tokësore me mjet me targa diplomatike CD dhe të shoqëruar nga një korrier diplomatik.

Gjithmonë pakoja diplomatike ka firmën e një kutie të stampuar, me elementë sigurie dhe tregues dhe duhet të ketë letër shoqëruese. Në asnjë pikë të nenit 27 të Konventës së Vjenës nuk thuhet që pakot diplomatike mund të dërgohen me autobusë të udhëtarëve dhe të pashoqëruar nga korrierë diplomatikë.

Autobuzi i linës Tiranë-Athinë është ndaluar për kontroll nga policia doganore e Greqise më 13 shkurt dhe ne nje çantë rrobash janë gjetur 300 copë pasaporta shqiptare, ku dhe është ndaluar për orë të tëra. Pasaportat kishin destinacion Athinën, po mënyra e transportit të tyre në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, kanë detyruar Ministrinë e Jashtme të dërgojë në pikën kufitare të Kakavijës një diplomat shqiptar nga konsullata e Janinës.

Pasi pasaportat janë marrë në dorëzim nga diplomati shqiptar janë vendosur ne automjetin me targë dipllomatike në bazë të ligjit.

Në mbrëmje në Athinë diplomati për arsye personale ka parkuar mjetin ne mbrëmje ne qender te Athinës, ku dhe është bërë vjedhja e 100 pasaportave nga 300 që gjendeshin në përgjithësi.

Pasaportat e vjedhura nuk vlejnë, pasi ato kanë një numër serie dhe kjo gjë bën daljen jashtë përdorimit, por dëmi u bë qeveria duhet të nxjerrë mësime… Dëmi ekonomik është afersisht rreth 15.000 euro, por pyetja shtrohet se kush do të paguajë dëmin dhe sorrollatjet e emigranteve tanë?/FAXNEWS

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.