Kryeministri Edi Rama është munduar t’i shpëtojë pyetjes për makinën e kapur në Maqellarë nga simpatizantë të PD-së dhe LSI-së, e cila kishte brenda para dhe lista votuesish.
Rama zgjodhi të sulmojë opozitën dhe mori si shembull rastin e vrasjes së djeshme në Elbasan. Rama akuzoi opozitën se i ka duart me gjak, për shkak se një person u vra ditën e djeshme nga forca të armatosura të pranuar nga PD-ja.
“Ajo që dimë zyrtarisht që ka një strukturë të armatosur të pranuar nga PD-ja, që kanë vrarë një njeri, kanë plagosur një efektive policie me pretendimin se po mbrojnë votën. E gjithë kjo skenë është një tjetër arsye përse shqiptarët në 25 prill duhet të votojnë masavisht për PS-në. Është njësoj skenari si në Elbasan. Preshin e sqaron prokuroria dhe policia. Preshin nuk e sqarojnë këta.
Kto skena janë skena që Shqipëria i ka parë shumë kohë më parë dhe po rikthehen nga e njëjta forcë, Partia Demokratike e Shqipërisë. Akuzat që ngrihen janë pjesë e të njëjtës strategji që vazhdon për të ndotur me ccdo ccmim procesin. Ata që bëjnë këto akuza i kanë duart me gjak. Kanë vrarë një njeri dhe kanë plagosur një polic. Përfytyroni në një moment ccfarë do të ndodhte nëse ngjarja e Elbasanit do të ishte nga krahu kundër, nëse grupi do të ishte i PS-së ai që po mbronte votën. Këtu do të ishte djegur Shqipëria.
Kjo nuk është e vërtetë. Sapo policia është lajmëruar ka shkuar në vendngjarje, ka marrë dhe prokurorinë. Personat janë ndaluar. Gjyqin në media mund t’ia bëjnë vetëm ata që kërkojnë rrumpallë. Do flasë drejtësia, dhe cilido qoftë do të shkojë aty ku i takon. Personat që janë kapur janë të ndaluar dhe po investigohen”, u shpreh Rama.
(E.H/Faxweb.al)