Dy persona janë shoqëruar nga policia e Elbasanit në një banesë në qendër të qytetit.
Shoqërimi i tyre është bërë mbrëmjen e sotme në rrethana të paqarta. Ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tyre si dhe arsyeja pse janë shoqëruar. Burimet bëjnë me dije se objektivi i operacionit ka qënë për dyshime për sasi lënde narkotike dhe armë.
Ajo qe dihet me siguri eshte prezenca e larte e policise madje dhe e RENEA-s. Burimet bëjnë me dije se forcat kanë qënë të pranishme që nga pasditja. Ndërkohë ende nuk kanjë reagim zyrtar nga policia.
(R.G/Faxweb.al)