Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

”Blici rrugor”, vetëm në një orë qindra masa për celularët dhe rripin (FOTOT NGA AKSIONI)

Policia e Shtetit ka zhvilluar paraditen e sotme operacionin e koduar “Blici Rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane. Konstatohet se vetëm në një orë janë ndëshkuar qindra drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit si dhe përdorimi i celularëve. 

DETAJET E POLICISË:

Operacioni ka nisur në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 11:00.

Sot u angazhuan rreth 752 punonjës Policie në total.

U ngritën dhe funksionuan 150 pika kontrolli në të gjithë vendin.

Prej orës 10:00 deri në orën 11:00 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat kanë vendosur:

200 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

150 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Si dhe 152 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi. (E.K/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1009″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *