FlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Bleu “Roleksin” në 1974-n për 345 dollarë, i “bie të fikët” kur mëson sesa kushton tani

E kishte blerë Roleksin në 1974-n për 345.97 dollarë dhe mendonte se tashmë, është një orë e vjetër.

Por kur e nxori në një ankand sendesh të përdorura, burrit gati i ra të fikët në momentin që mësoi sesa vlente: plot 400 mijë dollarë. Dhe nuk mbaroi këtu, sepse pas verifikimeve u pa se ora ishte në gjendje mjaft të mirë, dhe kjo bëri që vlera e saj të rritej nga 500 mijë deri në 700 mijë dollarë.

Burri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u shfaq në show-n “Antiques Roadshow” me orën e tij thuajse të papërdorur, Rolex Oyster Cosmograph Reference No. 6263 me shpresën të mësonte nëse mund ta shiste tani dhe sa do të kushtonte ajo sot.

Ideja e programit të PBS është udhëtimi nëpër Amerikë, në kërkimin e atyre që cilësohen si “thesare të fshehura”. Episodi i Rolex-it, që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, u realizua në Fargo, të Dakotës së Veriut.

Burri, i cili është veteran i forcave ajrore amerikane, u shpreh se e kishte blerë Roleksin katër dekada e gjysmë më parë sepse kishte dëgjuar që ishte firmë e mirë dhe duronte zhytjen në ujë.

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *