Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Sfidat e turizmit pas COVID-19/ “Në 18 maj besoj do të hapen baret”, Klosi thirrje shqiptarëve për të vizituar Shqipërinë

Ministri i Turizmit Blendi Klosi gjatë një interviste ‘skype’ për Fax News foli në lidhje me ecurinë turizmit në vendin tonë, pas prekjes nga pandemia e COVID-19.

Klosi u shpreh se nga data 18 maj besoj se do të hapen baret që kanë ambiente të hapura, ndërkohë që shtoi se do të ketë inspektime për kontrollin dhe rrespektimin e rregullave shëndetësore.

Klosi deklaroi se turizmi goditet nga korona dhe se është një ndërmarrje e vështirë, por që është shpresëplotë që do të rigjenerojë veten për të mbijetuar në 2020.

“Në 17-18 maj besoj do të hapen baret që kanë ambiente të hapura. Do të kemi inspetkimet për kontrollin dhe rrespektimin e rregullave. Është një vit që kërkon shumë sakrifica. Duhet të sigurojmë jetën e njerzve.

Jemi në një nga fazat e menaxhimit të pandemisë, mendoj se në turizmë do të kthehemi pas disa vite krahasur me vitin 2019. Por në Shqipëri mund të kemi një rigjenerim më të madh. Turizmi shqiptar pranon që të kalkulosh ndryshe nga vendet e tjera.

Mendoj se Rajoni do të jetë përpjekja e parë në rastin e hapjes së kufijve dhe kjo është një nga favoret që ka turizmi shqiptar, shumë turistë tek ne vijnë pa avion. Padyshim turizmi do të goditet nga korona, është një ndërmarrje e vështirë, por që unë jam shpresplotë që do të rigjenerojë veten e saj për të mbijetuar në 2020.”- tha Klosi.

Ministri Klosi bëri thirrje qytetarëvë shqiptar për turizëm të brendshëm, që të ndihmojnë ekonominë e turizmit në vendin tonë, duke theksuar që Shqipëria ka shumë vende të bukura që jo të gjithë i kanë vizituar.

“Le të jetë kjo edhe një thirrje e sinqertë dhe patriotike për të ndihmuar një industri që merr goditje të mëdha këtë vit. Pothuajse të gjithë hotelet shqiptare janë në investime duke u rindërtuar për turizëm. Për të ndihmuar bizneset pse jo mos të viztojmë Shqipërinë. Janë të gjitha mundësitë. Do të kemi një fushatë për sa i përket turzimit të brendshëm, por edhe ai rajonal të drejtohet drejt vendit tonë.”- u shpreh ministri Klosi.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *