Drejtori i Patentave po e justifikon shumë mirë besimin e dhënë nga ana e kryeministrit Edi Rama, pasi po kryen dhe funksionin e llogaritësit të pjesëmarrjes në protestën e opozitës. Sipas llogatitjeve të Blendi Gonxhes në protestën e djeshme të opozitës, nuk kanë qenë më shumë se 3 mijë protestues.
‘Natyrisht urime opozitës për protestën e parë civile e pa dhunë mbrëmë! Por qortime për rrenat. Si veteran protestash, efekti viziv i protestës në plan horizontal 10m mbi kokat i jep madhështi, por edhe mbrëme prapëseprapë në bulevard nuk ishin mbi 3000 protestues.
Llogari e thjeshtë, s’do as shkencë as talent me e kuptu. Fotot nga piku kur mbahej fjalimi. Intuita më e thjeshtë pamore, përmasat e pjesës në fjalë të bulevardit dhe numërimi i thjeshtë me sy provon shifrën që po them.
Gënjeshtrat me “qindra mijëra”, “oqean”, “cunam”, “më ultra gjigandja a më ultra madhështorja”, apo dhe ato më të kursyerat me “65000…” i takojnë fantazisë. Mbremë lajmi i vetëm i vërtetë ishte që protesta ishte e urtë e paqësore’, shkruan Gonxhja në postimin e tij.