Drejtuesi i emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu ka njoftuar se është duke shkruar një libër të ri për lexuesin shqiptar.
Në një lidhje direkte me emisionin KafeIN, Fevziu ndër të tjera, i pyetur nga Flavio Qarri, rrëfeu se këtë vit po përgatit për botim një libër të ri në bashkëpunim me kolegun dhe mikun e tij Baton Haxhiu.
Sa i takon temës që do të trajtonte në librin e tij, Blendi nuk preferoi të tregonte më shumë se thjesht do të kishte një libër të ri për publikim edhe pse u ngacmua me pyetje nga Flavio.
(M.Q/Faxweb)