Kemi hyrë në periudhën e fushatës elektorale ku partitë politike kanë intesifikuar përpjekjet e tyre në qarqe të ndryshme të vendit për të fituar sa më shumë mbështetje të elektoratit.
Por ndërkohë në Gjirokastër përveçse përfaqësuesve politike të partive, janë përfshirë në fushatë edhe organet e administratë publike si Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake. Në qarkun e Gjirokastrës përfaqësuesi kryesor politik i Partisë Socialiste Blendi Çuçi i cili hoqi dorë nga kompetencat e tij si Ministër deri më datë 30 Prill, duket se përvecse strukturave të partisë Socialiste, ka pëfshirë në fushatë elektorale edhe Policinë Bashkiake të qytetit të Gjirokastrës.
Burime të Fax Web bëjnë me dije se personi që shihet në foton e mëposhtme është Adi Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake. Në foto ai shfaqet duke drejtuar furgonin elektoral të Blendi Çuçit, duke kryer haptazi shkelje ligjore.
Ky veprim është totalisht i paligjshëm duke pasur në konsideratë që administrata shtetërore nuk duhet të përfshihet kurrsesi në fushatë elektorale duke favorizuar parti politike të caktuara.
Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake janë organe të administratës shtetërore të cilat paguhen nga taksapaguesit shqiptarë dhe në kundërshtim me ligjin vihen në shërbim të “Rilindjes” në prag të zgjedhjeve, ndërkohë që duhet të tregojnë një paanësi dhe të jenë në shërbim të zbatimit të ligjit përsa i përket rregullave që duhen zbatuar nga organe publike në rastin kur ndodhemi në një fushatë elektorale.
Kjo tregon se po përdoren organe të administratës publike për të ndikuar në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 25 Prill.
Ndërkohë që në disa foto që janë shëprndarë masivisht në rrjetet sociale, shihen se banderolat për Çuçin janë vendosur dhe në muret e Kalasë së Gjirokastrës, apo në fasat e institucioneve të tjera, ndërkohë që basti i ministrit është që PS të fitojë 3 mandate në këtë qark, nga 5 që ka në total.
(B.V/Faxweb.al)