Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Bjellorusia në prag të lùftës civile, dëgjohen shpérthime të fùqishme në Misk

Situata pas zgjedhore në Bjellorusi është mjaft e rëndë, ndërsa procesi ka marrë kritika tëe ashpra nga ndërkombëtarët sa i përket parregullsive ç’ka ka shërbyer për t’u rritur tensionet mes opozitës e mazhorancës.

Protetat e dhunshme kanë fillur të shndërrohen në diçka shqetësuese, ndërsa së fundmi raportohet për shpërthime të fuqishme që janë dëgjuar në qendër të Minskut, raportonjë mediat ndërkombëtare. Ka një numër të madh të demonstruesve në qendër të kryeqytetit Bjellorus.

Protestuesit filluan të ngrinin barrikada pak më herët. Gjatë përplasjeve me forcat speciale, një person humbi jetën kur u përpoq të hidhte një pajisje eksplozive ndaj tyre, njoftoi Ministria e Brendshme . Megjithatë, eksplozivi u aktivizua në duart e tij.


Një kolonë e automjeteve të forcave speciale po lëviz në drejtim të kësaj pjese të qytetit. Kandidatja e opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya ka refuzuar të pranojë rezultatet e zgjedhjeve në Bjellorusi. “Ne nuk pajtohemi me (rezultatet e zgjedhjeve), ne kemi një informacion absolutisht të kundërt,” tha ajo.


“Ne jemi duke mbledhur prova të falsifikimeve. Kemi njerëz që janë zyrtarisht të gatshëm të konfirmojnë falsifikimet në qendrat e votimit. Kështu që ne kemi filluar të punojmë në mënyrë aktive për këtë dhe tani tani po shkoj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të thënë që ne nuk do të pranojm rezultatet e zgjedhjeve “, shtoi ajo.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *