Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Liderja e opozitës “arrátiset”, presidenti: Mbështetësit e saj janë dele

Bjellorusia nuk po gjen qetësi pas zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan të dielën dhe që u fituan nga ai që konsiderohet diktatori i fundit i Europës, Alexander Lukashenko.

Raportohet se liderja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, ka lënë Bjellorusinë dhe ka shkuar në Lituani ku ndihet më e sigurt. Ekipi i saj gjatë fushatës elektorale tha se ajo po shmangte protestat për shkak të një provokimi të mundshëm.

Presidenti aktual Alexander Lukashenko fitoi me 80% zgjedhjet e së dielës, por Tikhanovskaya refuzoi t’i pranonte. Mungesa e kontrolleve dhe pa vëzhgues ka çuar në pretendime për manipulim të gjerë të votimeve. SHBA-ja dhe BE-ja e kanë dënuar këtë proces.

Lukashenko qëndron në pushtet që prej vitit 1994. Ai i ka konsideruar mbështetësit e opozitës si “dele” që kontrollohen nga forcat e jashtme. Policia në Minsk ka qëlluar me plumba plastikë ndaj protestuesve. Gjithashtu një demonstrues vdiq pasi një pajisje shpërtheu në dorën e tij.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *