Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Biznesmeni spanjoll lë pas historinë me Mihal Kokëdhimën, bën gjestin e jashtëzakonshëm për shqiptarët

Ministri Blendi Klosi ka takuar në Madrid biznesmenin Eugenio Galdo, i cili pak kohë më parë u bë protagonist i një përplasjeje në jug me Mihal Kokëdhimën, ku ky i fundit dh unoi familjen e spanjollit.

Por pavarësisht ngjarjes, Galdon duket se ka një tjetër mendim për shqiptarët, pasi do të rikthehet në Shqipëri për të rindërtuar një shkollë të dëmtuar nga tërmeti.

Postimi i Blendi Klosit:

Në Madrid, mëngjesi me Eugenio Galdon, që nga një incident i papranueshëm në verë, është shndërruar tashmë në mikun e Shqipërisë.

“Sa më shumë kalon koha, aq më shumë Shqipëria fiksohet në memoriet tona si vendi i një panorame natyrore të jashtëzakonshme dhe njerëzve mikpritës. Mihal Kokëdhima nuk përfaqëson as Shqipërinë dhe as shqiptarët”- thotë Eugenio.

Familja Galdon do të rikthehet në Shqipëri, por këtë herë në një tjetër cilësi: kontribuesit për rindërtimin e një shkolle të dëmtuar nga tërmeti. Kontributi i kësaj familje, do të vijë përmes Kryqit të Kuq dhe vetë djemtë e familjes Galdon do të jenë prezentë në vendin tonë.

(Lexo edhe ketu lajmin per Mihal Kokedhimen)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *