Një prej biznesmenëve më të njohur në Hong Kong, Jimmy Lai është árrestuar dhe zyrat e gazetave të tij u bástisën nga pòlicia për shkak se ákuzohet për bashkëpunim me forcat e huaja. Árrestimi i tij vjen në një kohë kur në Kinë, është miratuar një ligj i diskutueshëm për çështjet e sigurisë, që u përball me kùndërshtimin e SHBA-ve.
Lai ka qenë një zë i spikatur pro-demokracisë dhe një mbështetës i pròtestave që shpèrthyen vitin e kaluar në Kinë. Në shkurt, 71-vjeçari, i cili gjithashtu zotëron nënshtetësinë angleze, u ákuzua për montim dhe kèrcënim të paligjshëm. Atij iu dha lirimi me kusht nga pòlicia.
Media shtetërore kineze Global Times të hënën e përshkroi zotin Lai si “përkrahës të rèbelimit” dhe botimet e tij si “nxitje të urrèjtjes, përhapëse të thashethemeve”. Global Times gjithashtu raportoi se dy djemtë e tij si dhe dy drejtuesit e vjetër të Next Digital ishin gjithashtu të árrestuar.
Shumë pòlicë u panë duke hyrë në ndërtesën e gazetës së tij Apple Daily, duke kontrolluar zyrat. Pòlicia konfirmoi në Facebook se shtatë burra të moshës 39-72 vjeç ishin árrestuar për “dy.shimin e bashkëpunimit me forcat e huaja” dhe vepra të tjera, por emri i Lait nuk u përmend.
Pamja e afro 200 oficerëve të pòlicisë që sùlmojnë sallën e lajmeve të Apple Daily, gazeta më e madhe pro-demokracisë në Hong Kong, është trònditëse për shumë qe jetojnë këtu dhe një shenjë se gjërat po ndryshojnë me shpejtësi, raportoi gazetarja e BBC-së.
Një punonjës i Apple Daily tha se kolegët e tij ishin të qetë dhe e prisnin që kjo të ndodhte, që prej kohës kur u miratua Ligji i Sigurisë Kombëtare.
Media zyrtare e lajmeve në Kinë shpesh e ka quajtur Lain drejtuesin e “Ba.ndës së Katër” që nxit tr.azira në qytet. Pekini u zèmërua gjithashtu kur u takua me Zëvendës Presidentin e SHBA Mike Pence dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo vitin e kaluar. Por ndërsa Next Media shpesh është kritikuar për sensacionalizmin e saj, ajo mbetet një nga shumë pak media në pronësi të një pronari që nuk ka interes biznesi në Kinën kontinentale.
Kush është Jimmy Lai?
Biznesmeni vlerësohet të ketë një pasuri me vlerë më shumë 766 milionë dollarë. Pasi bëri pasurinë e tij fillestare në industrinë e veshjeve, ai më vonë u fut në media dhe themeloi gazetën Apple Daily, e cila është shpesh kri.tike për Hong Kongun dhe udhëheqjen e kontinentit kinez.
Ai gjithashtu ka qenë vetë një aktivist kundër kontrollit gjithnjë e më të ngushtë të Pekinit në Hong Kong. Në vitin 2019 ai mbështeti protestat e reformës dhe mori pjesë në demonstrata.
Ai paralajmëroi se Hong Kongu do të bëhej aq i kòrruptuar sa Kina kontinentale sepse “pa shtetin e ligjit, njerëzit që bëjnë biznes këtu nuk do të kenë mbrojtje”.
Në një intervistë të veçantë me agjensinë e lajmeve AFP, Z. Lai tha: “Unë jam i përgatitur për bùrg. Nëse vjen, do të kem mundësinë të lexoj libra që nuk i kam lexuar. E vetmja gjë që mund të bëj është të jem pozitiv.”
(E.K/Faxweb.al)