Biznesmeni Gjergj Luca është pyetur sot nga gazetarët në Maliq, lidhur me incidentin që pati disa ditë më parë me kandidatin për deputet nga radhët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi. Luca është shprehur se e ka lënë pas krahëve atë incident, ndërsa përfshirjen e tij e ka cilësuar aksidentale.
“Ne jemi mbledhur për këtë punë dhe po për gjëra të tjera që kanë ndodhur jashtëv dëshirës sime dhe jashtë asaj që unë jam. Nuk mundoj që sot në këtë ditë pune të bëhet objekt një gjë që nuk duhej të ndodhte.
Harresa është gjëja më e mrekullueshme që ka bërë Zoti por edhe pendesa, disa njerëz duhet të kenë, që minimalishit duhet të fisnikërohen para opinionit publik. Megjithatë kjo vlen për ata njerëz që dalin dhe e dinë çfarë bëjnë. Mua më vjen keq edhe njëherë që ka ndodhur, nuk është Luca dhe nuk besoj se as ai tjetri nuk është pjese e atij aksidenti”, u shpreh Luca nga Maliqi.
(E.K/Faxweb.al)