Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Biznesi i vogël i lë dhjetë ditë kohë Ramës: Kontrollorët e tatimeve s’po na lënë të punojmë

Biznesi i vogël ka pasur sot një deklaratë për mediat, ku i ka kërkuar qeverisë që të heqë dorë nga vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël.  Ata i kanë lënë qeverisë 10 ditë kohë që të reagojë dhe më pas, në rast se qeveria nuk tërhiqet, protestat do të përshkallëzohen.

Kreu i shoqatës së biznesit të vogël Albert Nasto u shpreh se kjo protestë nuk është vetëm për vendosjen e TVSH-së, por për klimën e biznesit në përgjigjthësi dhe për nivelin mjaft të lartë të korrupsionit në vendin tonë.

Albert Nasto: A e kuptoni ku po shkojnë lekët, 1 metër kub në Tiranë është njësosj sikur të jetonim në Paris. Në Gjermani biznesi kontrollohet njëherë në gjashtë vjet, nuk vjen njeri tre herë në muaj, nuk po na lënë që të punojmë. Nuk e  kemi kauzën vetëm te TVSH-ja, po te korrupsioni, te klima për të bërë biznes. E gjitha kjo bëhet për të shmangur gjobat dhe penalitetet. Do ti lëmë qeverisë 10-15 ditë kohë.  

(E.K/FAXWEB)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *