‘Bisha e lindjes’ që ka mbërthyer gjithë kontinentin e Europës, ka marrë 24 jetë njerëzish.
Daily Mail raporton se të paktën 9 vdekje raportohen në Poloni, 4 në Francë, 5 në Lituani, 3 në Republikën Çeke, 2 në Rumani dhe 1 në Itali. Në mesin e viktimave të frontit të acartë është dhe një e moshuar franceze, e cila u gjet pa jetë përpara dyerve të azilit ku qëndronte, si dhe një 83-vjeçare rumune, që dergjej në mes të rrugës, e mbuluar nga bora.
Rënia e ndjeshme e termometrit gjatë natës bëri që udhëtarët në pjesë të ndryshme të Europës të përballen me kushte tejet të vështira qarkullimi.
Problemet janë shfaqur dhe në linjat hekurudhore. Si të mos mjaftonte vala e parë e të ftohtit, Spanjës iu desh të përballej edhe me një front të dytë ngricash që mbolli kaos e detyroi shpalljen e emergjencës nga bora në të paktën 20 provinca. Situata është ende larg qetësimit, ndaj autoritetet i kanë nxitur banorët të shmangin rrugëtimet e konsideruara jo të domosdoshme.
(M.Q/Faxweb)