Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Bisedova dy herë me Ramën”, Erdogan flet për tërmetin në Shqipëri: Si janë vëllezërit tanë në këtë stinë të ftohtë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka bërë të ditur se pas lajmit të tërmetit ka biseduar dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe është njoftuar se numri i të vdekurve nga tërmeti ka arritur në 26, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë fjalimit në hapjen e mbledhjes së 35-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës së Zhvillimit Islam.

Erdoğan, uroi që mëshira e Allahut të jetë mbi viktimat ndërsa të plagosurve u uroi shërim të shpejtë.

“Pas lajmit të tërmetit dje bisedova dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. I uruam të shkuara”, u shpreh Erdoğan.

Ai tregoi se kryeministri shqiptar, mbrëmë e ka njoftuar se numri i të vdekurve është rritur në 26 ndërsa i atyre në rreth 600.

“Natyrisht qytetet ishin rrënuar seriozisht. Këtu neve na takon diçka, duhet të organizojmë një mbledhje të donatorëve, sepse në lidhje me ndërtesat e rrënuara mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë, gjë e cila është veçanërisht detyrë e Organizatës Islame për Zhvillim. Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie”, theksoi presidenti turk.

Erdoğan gjithashtu shprehu besimin se vendi i tij dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë mbledhje do t’i ndihmojnë Shqipërisë në këto momente të vështira.

Presidenti i Turqisë duke informuar rreth ndihmave të Turqisë tha:

“Ne me shpejtësi dërguam avionët tonë kargo, Gjysmëhënën e Kuqe Turke, AFAD i kemi dërguar në Shqipëri. Një pas një këto autokolona tona janë duke shkuar në rajon. Besoj se edhe maunet me ndihma humanitare do të mbërrijnë gjatë ditës. 

E kuptojmë shumë mirë Shqipërinë si një vend i cili më parë shumë herë ka qenë e prekur nga tërmete të mëdha. Të gjithë duhet të qëndrojmë pranë Shqipërisë qoftë në ofrimin e trajtimit mjekësor ndaj të plagosurve qoftë të atyre që shtëpitë u janë shkatërruar ose dëmtuar. Jemi në stinën e dimrit. Duhet të parashikojmë se në çfarë gjendje mund të jenë vëllezërit tanë atje në këtë stinë të ftohtë”.

“Unë këtu nëpërmjet jush gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështesë Shqipërinë”, porositi Erdoğan.

Kujtojmë se Shqipëria dje u godit nga dy tërmete të fuqishme me epiqendër në Durrës në orën 3:55 me magnitudë prej 6,3 ballë në thellësi prej 10 kilometrash dhe më vonë me një magnitudë prej 5 ballë në Kepin e Rodonit.

Sipas të dhënave të deritanishme të siguruara nga autoritetet shqiptare, numri i viktimave nga tërmeti që goditi Shqipërinë ka arritur në 24 ndërkohë mbi 650 persona janë plagosur dhe pothuajse 50 të tjerë janë shpëtuar nga rrënojat.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *