Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Del autopsia e binjakëve 5-muajsh që vdíqën në Berat, çfarë u mori jetën papritur

Vdékja e bujshme e dy binjakëve 5-muajsh në Berat ndodhi për shkak të ásfiksimit nga mungesa e ajrit. Ngjarja e réndë ndodhi në janar të këtij viti dhe thuhej se në organizmin e fëmijëve kishte mbetje toksike. Por në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat kanë mbërritur përgjigjet e analizave baktereologjike, fizike e kimike ku thuhet se vdékja e dy foshnjeve 5-muajshe ka qenë aksídentale dhe ka ardhur për shkak të asfíksimit nga mungesa e ajrit.

Sipas ekspertëve, mbulimi i tepërt i fëmijëve me batanije, pas ushqyerjes së tyre ka sjellë asfíksimin e më pas vdékjen.

Foshnjat ishin të dyja të gjinisë mashkullore përkatësisht R.Agalliu dhe R.Agalliu me prindër Eduart dhe Merushe Agalliu të cilët kanë treguar se nuk kishin próbleme shëndetësore. U dyshua fillimisht të jenë hélmuar nga qumështi pluhur, por autopsia e bërë nga mjekët nuk e provoi diçka të tillë.

Duke qenë se në analizat e bëra nuk arritën të gjenin shkaqe përfshirë as shenja dhúne, mjekët thanë se dyshonin që fëmijët të kenë pasur mungesë oksigjeni/ajrimi në dhomë.(A.M/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *