AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

‘Bild’ publikon përgjimet e reja, Gjiknuri: Tërmet je, njësh. Ik mos fol shumë…

Janë publikuar ditën e sotme përgjimet e reja nga gazeta gjermane Bild.

Në përgjime dëgjohet shefi i policisë së Dibrës Robert Aga është duke bashkëbiseduar me Gjiknurin për manipulimin e zgjedhjeve. Gjithashtu në përgjime është përfshirë dhe Kreu i komisionit të sigurisë së Parlamentit Xhemal Qefalia, gjithashtu dhe Imer Lala.

Robert Aga: He djalosh.

Bekim Krashi: Ça keni bë, ça keni bë se e keni myt fare. Nuk keni lënë asgjë. Plus kudo jeni, vetëm tek ne jeni minus 10 (vota). Do t’i nxjerr të dhënat dhe do t’i dërgoj me letër pastaj.

Robert Aga: Dua të kemi 1000 plus, poshtë 1000 nuk i pranoj.

Bekim Krashi: Aaaa ca llafos, ke filluar ke pretendime të mëdhaja

Robert Aga: Ejjj

Bekim Krashi: Hë

Robert Aga: O shpirt i vëllait , ti kujtoje se ata (opozita) ishin budallenj që bënin si të tillë

Bekim Krashi: Po prandaj deshin të bënin rrëmujë ata, se i dishin këto gjëra. Mos u lodhni fare. Janë të humbur këta.

Robert Aga: O shpirt i vëllait , ajo strategjia ime funksionon

Bekim Krashi: E di mor e di që e deklaruar. Ti je një komisar politik or ti.

Robert Aga: Hej. A e ke Damian Gjiknurin aty??

Bekim Krashi: Do të ta kaloj në telefon.

Robert Aga: Jepja pak.

Robert Aga: O shef (i flet ministrit Gjiknuri)

Gjiknuri: Hë Berto

Robert Aga: Mirëmbrëma

Gjiknuri: Hë mo ça bën

Robert Aga: Si je?

Gjiknuri: Mirë! Tullë! Mirë fare.

Robert Aga: Se nuk pate besim tek unë

Gjiknuri: Tërmet! Tërmet! Je njësh. E the hahahah. Ik mos fol shumë.

Robert Aga: Ciao! Të përshëndes!

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.