AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Bie” edhe Kamza, pasi thyen dyert, Rakip Suli futet në bashki

Kryebashkiaku i ri i Kamzës Rakip Suli është futur në ambinetet e bashkisë Kamëz. Me lule në duar dhe me mbështetjen e militantëve të PS-së, Suli ka marrë drejtimin e bashkisë Kamëz.

Xhelal Mziu ka lënë zyrën e bashkiakut, zyrë të cilën e ka drejtuar për 12 vite rresht, ndërkohë që këshilltarët e PS-së më herët thyen dyert, për të hyrë në ambientet e bashkisë.

Zyra e bashkisë shihej se ishte boshatisur nga ish-kryebashkiaku Mziu dhe punonjësit, të cilët kanë marrë edhe karriget, në shenjë simbolike.

I pyetur për këtë fakt, Suli u shpreh se “më shijon më shumë një karrige e thjeshtë se ajo që ishte.” Më tej Suli u shpreh: Në 30 qershor në Kamëz ka fituar demokracia e qytetaria. Nuk e njoh Mziun si kryebashkiak por si qytetar, ai ka ndyrshuar veten dhe jo Kamzën! Ata që do të ecin me hapin e punës nuk do të largohen nga puna. Në këtë bashki ka munguar çdo lloj shërbimi qytetar.

Fjalët Kyce

BILD publikoi një shkrim ku aludohej se PD ka lobuar me qindra mijë dollarë kundër integrimit të Shqipërisë dhe pa mbushur 24 orë e fshiu nga serverët e saj:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *