01:31 | 29/05/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7: Ndalojmë importin e arit rus!

12:55 | 26/06/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtëpia e Bardhë konfirmon: Biden do të rikandidojë për President dhe në 2024

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara dhe ekonomitë e tjera të Grupit G7 do të shpallin një ndalim të importeve të arit nga Rusia, një hap që udhëheqësit shpresojnë se do ta izolojë më tej ekonomikisht Rusinë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur kosto të paprecedentë Putinit për t’i mohuar atij të ardhurat, që i nevojiten për të financuar luftën kundër Ukrainës. Së bashku, G7 do të njoftojë se ne do të ndalojmë importin e arit rus, një eksport i madh që kap dhjetëra miliarda dollarë për Rusinë”, shkruan Presidenti Biden.

Një njoftim zyrtar pritet të martën në kuadër të takimit vjetor të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara.

Presidenti Biden dhe aleatët e tij të G7, fillojnë të dielën takimin e nivelit të lartë për të diskutuar strategjitë për të siguruar furnizimet me energji dhe për të trajtuar inflacionin, në përpjekje për të parandaluar që pasojat e agresionit rus në Ukrainë të dëmtojnë koalicionin global që punon për të ndëshkuar Moskën.

Disa orë përpara hapjes së takimit, Rusia kreu sulmet me raketa kundër kryeqytetit ukrainas, sulmet e para të të tilla nga Rusia në tre javë.

Zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Biden thanë se ari është eksporti i dytë më i madh i Moskës pas energjisë dhe se ndalimi i importeve do ta bënte më të vështirë për Rusinë pjesëmarrjen në tregjet botërore.

Pas

Depot me armë në Tiranë/ Të përfshirë personazhe të njohur të botës së krimit, ekspertiza pritet të hedhë dritë nëse janë përdorur…

Para

Lajçak nesër në Kosovë! Zbardhet axhenda, takim me Kurtin dhe liderë të partive kryesore

Para
Lajçak nesër në Kosovë! Zbardhet axhenda, takim me Kurtin dhe liderë të partive kryesore

Lajçak nesër në Kosovë! Zbardhet axhenda, takim me Kurtin dhe liderë të partive kryesore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Zhvillimi i kancerit të gjirit, ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar “përfitojnë” nga inteligjenca artificiale

Basha në Elbasan: Të lëmë pas të shkuarën që na dëmtoi, të shohim me shpresë drejt së ardhmes

“Mjetet e shtetit u mobilizuan për një njeri”, Kiliçdaroglu pas humbjes së zgjedhjeve: Do vazhdoj të luftoj për drejtësinë tuaj

“Kam frikë nga destabiliteti”, Vuçiç thotë se i druhet konfliktit në Kosovë

Barca dhe Atletico me fitore në javën e parafundit në La Liga

Qindra mbështetës të Erdoganit festojnë brenda Hagia Sophia (VIDEO)

QUINT: Kosova të mos ndërmarrë masa të reja për hyrje me forcë në ndërtesat komunale

Suksesi i City-t, ndeshjet dramatike dhe skuadrat “e humbura”, si ka përfunduar Premier League

Një kurë për diabetin? Stomaku mund të shërbejë si “rezervuar” i insulinës

“Shqiptarët ishin shumë mikpritës”, i riu kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.