Takimi mes Presidentit Joe Biden dhe homologut të tij rus Vladimir Putin mund të zgjasë deri në 5 orë. Euronews shkruan se ata do të takohen ditën e nesërme në një vilë madhështore të shekullit të 18-të me pamje nga Liqeni i Gjenevës. Në takim ata pritet të diskutojnë kontrollin e armëve, sulmet nga hakerat kibernetik dhe ndërhyrjet e zgjedhjeve.
Ndërkohë që gjithashtu pas takimit ata nuk do të drekojnë bashkë, si dhe pas takimit do të mbajnë të dy konferenca të veçanta për mediat. Në takim fillimisht do të shkojë Putin, ku të dy do të takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin para se të fillojnë bisedimet me Biden.
Biden dhe Putin do të takohen së bashku me këshilltarët e tyre kryesorë të politikës së jashtme, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, si dhe përkthyesit. Ndërsa ditën e nesërme Gjeneva do të ‘pushtohet’ nga forcat policore, pasi rreth 3,000 ose 3,500 policë janë duke u vendosur në qytet.