Sot është betuar përpara Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, Gjyqtarja e 9 e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Me marjen e funksionit të Gjyqtares se Gjykatës Kushtetuese, ky institucion plotësohet me të gjithë numrin e anëtarëve të parashikuar në Kushtetutë.
Njoftimi i Presidentit:
Sot, me ceremoninë e betimit të gjyqtares Holta Zaçaj u plotësua numri i gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Inkurajoj profesionalizmin, pavarësinë dhe funksionalitetin e plotë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në funksion të realizimit të drejtësisë kushtetuese.